Tue, Nov 25, 2025

Hidhen lëndë plasëse në Lushnjë, policia njofton për dëme materiale

Hidhen lëndë plasëse në Lushnjë, policia njofton për dëme materiale
  • PublishedDecember 24, 2023

Mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë është hedhur një sasi lëndësh plasëse.

Banesa ku janë hedhur lëndët plasëse i përket qytetares me iniciale R.T e cila nuk banonte në shtëpi.

Bëhet me dije se janë shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

AlbaniaWeb.net