Tue, Nov 25, 2025

Kërkesa e Rrumbullakut për marrjen e ADN-së për të burgosurve që përfitojnë nga amnistia, Drejtoria e Burgjeve merr masa

Kërkesa e Rrumbullakut për marrjen e ADN-së për të burgosurve që përfitojnë nga amnistia, Drejtoria e Burgjeve merr masa
  • PublishedDecember 25, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i bëri kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për marrjen e kampionëve biologjikë të ADN-së secilit të dënuar që përfiton nga amnistia.

Përmes një shkrese, kreu i dikasterit të Burgjeve, Admir Abrija iu kërkon drejtuesve të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale të marrin të gjitha masat përkatëse.

“Mbështetur në shkesën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me lëndë “kërkesë për bashkëpunim” autorizohen të gjitha institucionet IEVP të marrin masa për lejimin e personave autorizuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit së bashku me drejtoritë vendore për marrjen e mostrave të ADN-së, për të burgosurit që do të përfitojnë nga amnistia”, thuhet ne shkresën që mban firmën e Admir Abrisë.

Nga ky ligj pritet që të përfitojnë 600 të dënuar për krime të ndryshme.

AlbaniaWeb.net