Tue, Nov 25, 2025

Zjarri në Lushnje, niset RENEA, në spital edhe zjarrfikës e policië

Zjarri në Lushnje, niset RENEA, në spital edhe zjarrfikës e policië
  • PublishedDecember 25, 2023

Situata në pallatin 12-katësh në Lushnje, i cili prej mesditës së sotme është përfshirë nga flakët vijon të mbetet kaotike.

Forcave zjarrfikëse të qytetit, fillimisht iu bashkua shërbimi zjarrfikës i Tiranës, e tanimë të pranishëm janë edhe forcat RENEA.

Sipas ministres së Shëndetësisë, aktualisht  në urgjencën e spitalit të Lushnjes  po marrin ndihmë mjekësore 35 persona, mes tyre punonjës zjarrfikës, efektiv policie e fëmijë.

Fatmirësisht të gjithë personat që po trajtohen në spital janë në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në pallatin 12-katësh  po punohet për avakuimin e të gjithë banorëve, ky dyshohet se janë ende të bllokuar edhe 40 persona.

Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

AlbaniaWeb.net