Tue, Nov 25, 2025

Barazimi ndaj Monzës, Mazzarri i zhgënjyer: S’jemi skuadër konkrete para porte, patëm shumë mundësi për gol

Barazimi ndaj Monzës, Mazzarri i zhgënjyer: S’jemi skuadër konkrete para porte, patëm shumë mundësi për gol
  • PublishedDecember 29, 2023

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri nuk mund të jetë i kënaqur pas barazimit pa gola në kampionat ndaj Monzas.

“Sot patëm gjashtë raste shënimi dhe asnjë nuk u konrektizua. Duhet të përsërisim disa gjëra herë pas here, pastaj pikët humbasin përtej gabimeve tona. Nuk shënojmë sepse nuk jemi të qarta përpara porte” – Tha Mazzarri.

Ndeshja e radhës për kampionët e Italisë është ajo ndaj Torinos në transfertë, takim ky i programuar të luhet me 7 janar. Në 5 sfidat e fundit, napoletanët kanë fituar vetëm 1 prej tyre.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net