Wed, Nov 26, 2025

U shkrumbua qendra tregtare në Lushnjë, bizneset kërkojnë hapjen e dyqaneve

U shkrumbua qendra tregtare në Lushnjë, bizneset kërkojnë hapjen e dyqaneve
  • PublishedDecember 30, 2023

Tregtaret të cilët kanë dyqanet në katin e nëndheshëm të qendrës që u dogj në Lushnjë, janë lejuar ditën e sotme të shohin çfarë ka mbetur pas datës 25 dhjetor. Futja e tregtareve nëpër dyqanet e qendrës së djegur është bërë në mënyrë të kontrolluar. Policia ka lejuar jo më shumë se 3 persona njëherësh duke i shoqëruar nëpër ambientet e tyre.

Janë 105 biznese të vogla të regjistruara në Drejtorinë e Tatim Taksave vetëm në katin përdhe të qendrës tregtare. 80 % e tyre nuk pësuan asnjë dëmtim si pasojë e zjarrit, ndërsa pjesa tjetër u lagën për shkak të ujit që u hodh nga zjarrfikëset për fikjen e flakëve.

Një ditë më parë policia lejoj banorët e pallatit të shihnin apartamentet e tyre. Në mesditën e 25 dhjetorit qendra tregtare me 4 kate dyqane dhe 11 kate apartamente u përfshi nga flakët.

AlbaniaWeb.net