Fri, Jun 26, 2026

Aksident në Lezhë, njëri prej shoferëve përfundon në spital

Aksident në Lezhë, njëri prej shoferëve përfundon në spital
  • PublishedJanuary 1, 2024

Një tjetër aksident është regjistruar në Lezhë pasditen e ditës së parë të vitit ku 2 automjete u përplasën me njëra tjetrën pranë kryqëzimit të Urës së Cenit dhe për pasoja njëri prej drejtuesve ka marrë lëndime dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta qarkullimi rrugor. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

AlbaniaWeb.net