Fri, Jun 26, 2026

Bebja e parë për vitin 2024 është vajzë, lindi një minutë pas mesnate

  • PublishedJanuary 1, 2024

Sihana është bebja e parë që ka ardhur në jetë për vitin e ri 2024, vetëm një minutë pas mesnate.

Vogëlushja ka ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Në maternitetin “Koço Gliozheni”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, i dha çekun e bebes për Sihanën.

Ndërkohë pas vajzës në jetë ka ardhur edhe Amari, i cili po ashtu gëzon shëndet të plotë. Gjithashtu, bonusin e bebes e mori edhe djali, që erdhi në jetë pak minuta pas mesnate në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.