Fri, Jun 26, 2026

Sot hyn në fuqi udhëtimi pa viza, Rama: Ky vit nis i mbarë për Kosovën

Sot hyn në fuqi udhëtimi pa viza, Rama: Ky vit nis i mbarë për Kosovën
  • PublishedJanuary 1, 2024

Kryeministri Edi Rama ka dërguar mesazh urimi për shqiptarët e Kosovës, të cilët nga dita e sotme  do të mund të udhëtojnë pa viza drejt 29 shteteve të zonës Shengen.

Kreu i qeverisë, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Kosova e ka nisur mbarë vitin e ri 2024, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në BE.

 

“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian🇽🇰🙏🇪🇺 Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës❤️”, shkruan Rama.

AlbaniaWeb.net