Makina i pret rrugën mjetit me targa gjermane, 2 persona në gjendje të rëndë
Një aksident me 2 të plagosur ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Kashtë-Bardhë Krutje, në kryqëzimin e fshatit Qerret i vjetër.
Mjeti tip fuoristradë me targa gjermane udhëtonte nga fshati Kashtë-Bardhë në drejtim të Krutjes dhe mjeti tip “Passat” i ka prerë rrugën në kryqëzi, ndërsa më pas ka përfunduar në kanal.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur rëndë nën kujdesin e mjekëve dy persona banorë të zonës.