Thu, Aug 21, 2025

Momente jo të mira me skuadrën italiane, e ardhmja e mesfushorit të Kombëtares shqiptare vihet në dyshim

  • PublishedJanuary 2, 2024

Nedim Bajrami nuk po kalon një periudhë të mirë me Sasuolon, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që e ka të vështirë të lërë gjurmë me skuadrën e Serisë A.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, e ardhmja e 24-vjeçarit është në dyshim, teksa do të ketë kohë të provojë veten deri në fund të sezonit.

Nëse drejtuesit binden nga aftësitë e Bajramit, atëherë pritet që t’i rinovohet kontrata, në të kundërt, ai duhet të bëjë valixhet gati dhe të kërkojë për një skuadër të re./ PANORAMASPORT.AL

AlbaniaWeb.net