Mon, Sep 1, 2025

Vjosa Osmani: Populli kosovar duhet të solidarizohet me atë japonez

  • PublishedJanuary 2, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj në lidhje me tërmetin e fortë në Japoni që iu mori jetën 48 personave.

Osmani thotë se populli kosovar solidarizohet me atë japonez në këtë kohë të vështirë.

”Zemrat tona shkojnë për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Japoni.I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre. Populli i Kosovës solidarizohet me popullin japonez në këtë kohë të vështirë”, tha Osmani.

AlbaniaWeb.net