Tue, Aug 26, 2025

Me sëpatë në dorë, i riu bën tre grabitje brenda pak orësh, në fund e “djeg” makina

  • PublishedJanuary 5, 2024

Policia italiane ka arrestuar Elis Kananin, pasi akuzohet për vjedhje në tre raste të ndryshme brenda pak orësh në zonën e Katanias.

Sipas prokurorisë, mbrëmjen e 2 dhjetorit 2023, 29-vjeçari shqiptar shkoi në një dyqan cigaresh, ku ka kërcënuar pronaren dhe i ka marrë 600 euro.

Pas kësaj, 29-vjeçari shkoi në një lokal me një sëpatë në dorë dhe nën kërcënimin e mjetit prerës ka arritur të marrë 160 euro. Të nesërmen në mëngjes, Kanani shkoi në një ushqimore dhe grabiti 200 euro.

Policia ra në gjurmët e të riu shqiptar nga makina që ai përdori për grabitje. Në të treja rastet, Kanani kishte shkuar me një makinë “Alfa Romeo” që u filmua nga kamenrat e sigurisë

AlbaniaWeb.net