Fri, Sep 12, 2025

Përse Ganiu kërkon largim të menjëhershëm nga “BBVK”?

  • PublishedJanuary 5, 2024

Pas një fillimi të vrullshëm të këtij Prime-i, në të cilin protagonist u bë Ganiu, ai erdhi me një kërkesë të papritur.

Ganiu ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga shtëpia e “BBVK”.

Kërkesa e tij erdhi pas shfaqjes së video-materialit, ku u shfaqën mendimet e banorëve të tjerë karshi skenave të festës së “Vitit të Ri”, ku Ganiu shpërtheu emocionalisht duke treguar një histori të pathënë më parë.

“Më vjen shume turp për komentet e bashkëbanorëve, kurrë nuk e kam cilësuar veten si viktimë, në këto momente e kërkoj largimin nga Big Brother, se Ganiu nuk ka ardhur këtu të luajë viktimën. Kështu kërkoj brenda pesë minutave konfirmimin nga ‘Vëllai i Madh’ – shprehet Ganiu, duke kërkuar të largohet.