Mon, Aug 25, 2025

Mesazhi! 41-vjeçarja e ndjerë punonte në kompaninë e këngëtares së njohur

  • PublishedJanuary 6, 2024

Këngëtarja Zajmina Vasjari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku Bedrie Loka, 41-vjeç i dha fund jetës duke u helmuar me fostoksinë.

Artistja e cila e njihte Bedrien për shkak se ajo punonte në fasonerinë e administruar nga ajo dhe bashkëshorti, shprehet se historia e të ndjerës sipas saj, nuk kishte lidhje me postimet për të në “TikTok”, por me dhunën e ushtruar në familjen e viktimës.

“Ti ishe një grua e bukur, e zonja, e forteë, një nga punëtoret më të shkëlqyera të kompanisë tonë, e ndershme dhe një nënë shembullore”, shkruan ndër të tjera këngëtarja.