Sun, Aug 17, 2025

Ekzekutimi me snajper i të riut në Vlorë, Policia: Autorët dogjën “BMW-në” dhe…

  • PublishedJanuary 8, 2024

Të tjera detaje janë raportuar nga Policia e Vlorës në lidhje me ekzekutimin e të riut Gëzim Sinomati me snajper mbrëmjen e djeshme.

Në një njoftim zyrtar policia njofton se nga sulmi i vrarë mbeti Gëzim Sinomati.

Ndërkohë, autorët e krimit pasi u larguan nga vendi i ngjarjes, dogjën mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

NJOFTIMI I POLICISË

Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç.
Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.
Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët. Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

BMW-ja u bë “shkrumb”, qyteti ra në errësirë, detajet nga ekzekutimi mafioz në Vlorë

 

AlbaniaWeb.net