Mon, May 20, 2024

FOTO/ Goditi me grusht portierin, veprimi i babait të Kristian Shpendit bën xhiron në Itali, mediat: Një çmenduri (VIDEO)

  • PublishedJanuary 8, 2024

Një çmenduri e vërtetë ndodhi në përfundim të sfidës Cesena-Olbia, ndeshje e vlefshme për Grupin B në Serie C. Për fat të keq, protagonist i një episodi të shëmtuar u bë babai i sulmuesit kuqezi, Kristian Shpendi. Në përfundim të sfidës, babi i Shpendit, zbriti nga tribuna dhe vrapoi drejtë fushës duke goditur me grusht portierin e Olbia-s, Filippo Rinaldi.

Ky moment solli tension, teksa u desh ndërhyrja e disa lojtarëve dhe stafit të Cesena-s për ta larguar nga fusha. Ky reagim erdhi pasi gjatë ndeshjes, portieri Rinaldi goditi Shpendin në mënyrë të pavullnetshme duke i shkaktuar një të çarë në vetull çka e detyroi të largohej nga fusha.

Grushti i babait të Kristian Shpendit bëri xhiron në mediat italiane të cilët e konsideruan si një çmenduri veprimin e tij.

()

AlbaniaWeb.net