Thu, May 8, 2025

I humbur prej javësh, gjendet i pa jetë në një arë i moshuari

  • PublishedJanuary 8, 2024

Një 87 vjeçar nga Korça ishte deklaruar i humbur nga familjarët e tij që prej datës 18 dhjetor, ai është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen 17-të.

I moshuari është gjetur pa shenja jeta në një tokë arë rreth orës 09:00, ndërsa kanë qenë banorët e zonës që kanë bërë denoncimin.

Në trupin e tij policia informon se nuk janë gjetur shenja dhune.

Njoftimi:

Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023.

Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.

vijon…