Çfarë ndodhi mes Edonës dhe Albës në “BBVK”?
Edona dhe Alba janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme.
Ato kanë qenë duke qëndruar në oborr me banorët e tjerë, teksa kanë filluar t’i hedhin kunja njëra-tjetrës.
Edona i është drejtuar Albës me disa fjalë ofenduese pasi ajo është afruar me të gjithë djemtë e shtëpisë.
E këtë herë po flisnin për Blerandon, ku Edona i tha se është mësuar me të gjithë, të sillet në të njëjtën mënyrë.
“Rrenacake”, iu drejtua Alba, Edonës.
Edona ia ktheu menjëherë: “Rrenacake je ti, nuk mund të më manipulosh mua. Ditën e mirë. Rritu pak”.
“Kam kohë të rritem unë, jam 22 vjeçe”, u përgjigj Alba.
Edona më pas i tha të largohet dhe për gjëra të tilla të flasë më mirë me Santianën.
