Tue, Nov 25, 2025

“Sapo mësova se nesër do arrestohet”, Ylli Manjani zbulon banorin e parë të Big Brother, ia kthen Jul Deda: Mos harro të më sjellësh cigare…

“Sapo mësova se nesër do arrestohet”, Ylli Manjani zbulon banorin e parë të Big Brother, ia kthen Jul Deda: Mos harro të më sjellësh cigare…
  • PublishedJanuary 11, 2024

Julian Deda është banori i parë i Big Brother VIP3, Shtëpisë më të famshme në vend që pritet të mbajë mbërthyer publikun shqiptarë për muaj me radhë para ekranit.

Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi ngacmues në rrjetet sociale shkruan se: “Sapo mësova që nesër do të arrestohet Julian Deda”, koment ky që nënkupton izolimin total në të cilin vendosen banorët e këtij formati.

Shërbimet e Policisë gjyqësore të Big Brother pritet ta ekzekutojnë vendimin menjëherë nesër ose maksimumi pasnesër”- përfundon Manjani.

Në kundërpërgjigje, aktori i mirënjohur shkruan me nota humoristike “mos harro më sill cigaret…!”

Koment të cilit Manjani i është përgjigjur me një shprehje të avokatit Maks Haxhia pas dhënies së vendimit burg për ish- ministrin Saimir Tahiri nga GJKKO “Viso, ço dy paketa atje”, e cila do të bëhej meme në rrjet.

“Ka pas punë Visi këto kohë, por do gjejë pak kohë edhe për ty”- shkruan Manjani.


AlbaniaWeb,net