Mon, Mar 16, 2026

Shqipja humbet durimin: ‘Frikacak, mashtrues, intrigant’

Shqipja humbet durimin: ‘Frikacak, mashtrues, intrigant’
  • PublishedJanuary 12, 2024

Blerando dhe Shqipe, janë dy prej banorëve të ‘BBVK’ tepër të komentuar prej publikut. Herë pas here kemi parë Blerandon duke shprehur pëlqim ndaj Shqipes, sakaq nga kjo e fundit nuk kemi parë asnjë ‘sinjal’.

Në transmetimin direkt mbrëmjen e sotme, debate të forta janë bërë mes njeri-tjetrit, nxitur këto debate prej një pyetje që moderatorja i drejtoi Blerandos. Duke e pyetur Blerandon nëse Shqipja do të kishte pëlqim për të dhe do të shkonte kudo që ai të ishte, a do ja kthente ai? Përgjigja e tij ishte ‘jo’.

Siç duket kjo përgjigje nuk është pritur mirë prej Shqipes e cila në mënyrë të menjëhershme tha: ‘Mashtrues, frikacak, intrigant, i ke të treja këto! Pasi debati ka agravuar, Shqipja paralajmëron Blerandon: Që sot e tutje do e shohësh çfarë do të bëj!