Mon, Nov 24, 2025

Tërboi anglezët, perla e Muçit kundër Aston Villa-s triumfon te Legia, goli i vitit (VIDEO)

Tërboi anglezët, perla e Muçit kundër Aston Villa-s triumfon te Legia, goli i vitit (VIDEO)
  • PublishedJanuary 12, 2024

Ernest Muçi është një nga lojtarët më të lakuar në Poloni, ndërsa për Legia-n është thjeshtë një bekim, një talent i pastër i cili pritet të shndërrohet në lojtari më të shtrenjtë në historinë e klubit. Legia pritet të përfitojë afro 10 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa 1 milionë euro do të marrë Tirana pasi bardheblutë zotërojnë 10% të kartonit. Muçi ka fituar zemrat e tifozëve pasi këta të fundit kanë votuar golin e sulmuesit kuqezi si golit më të bukur të vitit.

Perla e tij kundër Aston Villa-s, në ndeshjen e kthimit në Angli, në Conference League, ka marrë shumicën e votave në sondazhin që klubi zhvilloi në faqen zyrtare të klubit.

Legia
Legia
AlbaniaWeb.net