Mon, Nov 24, 2025

Trishtuan botën/ Ndahet çifti i famshëm i “Ace Family”

Trishtuan botën/ Ndahet çifti i famshëm i “Ace Family”
  • PublishedJanuary 12, 2024

Me siguri i keni ndjekur në Youtube e nëse jo, keni parë tek tuk ndonjë video të tyren nëpër internet.

Austin dhe Catherine nisën kanalin e tyre në vitin 2016, kur do të bëheshin prindër të vogëlushes Elle. Në fakt, ishte Austin ai që postonte në kanalin e tij momente të përditshmërisë, që shumë shpejt ndryshoi rutinë pasi u bë baba.

Për vite me radhë, ata ndanë me ndjekësit çdo moment të bukur apo të hidhur nga jeta e tyre e përditshme. U rritën bashkë në sytë e publikut dhe zgjeruan familjen edhe me dy fëmijë të tjerë, Alaia dhe Steel.

Ishte video e propozimit të Austin për Catherine dhe të bijën, Elle, ajo që i bëri dikur viralë në mbarë botën.

Publiku u dashurua me ta dhe shumë adoleshentë u rritën me shembullin e tyre, si shembulli i dashurisë së vërtetë.

Mirëpo, rrugëtimi i tyre s’ka qenë i lehtë dhe vazhdimisht në internet kanë qarkulluar teori mashtrimi për bamirësitë apo eventet e organizuara prej çiftit, apo edhe tradhtie nga ana e Austin.

Në vitin 2022, ata njoftuan se do të ndërprisnin xhirimet për kanalin e tyre në Youtube dhe që asaj kohe, problemet duket se janë thelluar.

Vetëm pak orë më parë, çifti ka trishtuar fansat nga e gjithë bota duke njoftuar ndarjen për të cilën kanë rënë dakord të dy. Austin dhe Catherine shpreheshin se disa gjëra në martesën e tyre ishin të parregullueshme.

 

 

Zhgënjimi i fansave ishte i vrullshëm, ashtu si komentet që akuzonin Austin për tradhti. Nga ana tjetër, Catherine, e cila sërish u shpreh se Austin do të mbetet përjetë shoku i saj i ngushtë, po merr momentalisht mbështetjen e të gjithëve.

Njerëzit shprehen se ajo ka merituar gjithmonë më shumë dhe se u tregua e fortë që u përpoq të mbante të bashkuar familjen e saj, duke duruar mungesën e respektit dhe dashurisë nga partneri.

Megjithatë, kjo erdhi si një “shuplakë” për botën, që deri tani kishte besuar dhe idealizuar dashurinë e tyre.

Ja që jeta vazhdon…