Sun, Mar 22, 2026

VIDEO/ Inter nuk fal, bën detyrën ndaj Monzës, kryesuesit e Serie A argëtohen në transfertë

VIDEO/ Inter nuk fal, bën detyrën ndaj Monzës, kryesuesit e Serie A argëtohen në transfertë
  • PublishedJanuary 13, 2024

Inter nuk fal dhe bën detyrën ndaj Monzës në transfertë, duke e mposhtur 1-5. Skuadra e drejtuar nga Inzaghi kryeson kampionatin me 51 pikë, duke vazhduar kështu rrugën drejt titullit. Ekipi i Palladinos ndihet komod, pasi renditet në mesin e tabelës.

Zikaltërit vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në 15 minutat e para, duke realizuar dy herë, me Calhanoglu (penallti) dhe Martinez. Vendasit ngushtuan shifrat me Pessinën, goli u anulua për Offside.

Calhanoglu i siguroi Interit 3 pikë, 30 minuta para fundit. Pessina shndërroi në gol një penallti në të 68-tën, por tepër vonë për të rihapur llogaritë. Mysafirët kishin ende për të thënë në këtë takim, “Demi” Lautaro dërgoi shifrat në 1-4. Emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Thuram.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net