Sun, Mar 22, 2026

Lloci bën heroin për Teutën, realizon “dopietë” për tre minuta, Tirana del me një pikë nga “Niko Dovana”

Lloci bën heroin për Teutën, realizon “dopietë” për tre minuta, Tirana del me një pikë nga “Niko Dovana”
  • PublishedJanuary 19, 2024

TIRANE

Katër gola për një pikë, një sfidë e “çmendur”, por as Tirana e as Teuta nuk festojnë pas barazimit 2-2, një “X” që i rri ngushtë dy ekipeve.

Bardheblutë flirtojnë me fitoren e tretë radhazi teksa në “Niko Dovana” kryesonin me dy gola deri në minutën e 50-të. Lushkja në minutën e 25-të me një goditje të bukur nga distanca dërgoi topin në rrjetë duke kaluar bardheblutë në avantazh.

Me fillimin e pjesës së dytë, Haxhiu me një aksion të bukur shërbeu për Abazaj në shtyllën e dytë me këtë të fundit që nuk fali duke dyfishuar shifrat.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, hodhi në fushë Matias Lloci i cili u shndërrua në protagonist absolut duke realizuar një dopietë brenda tre minutash, 80-83, duke shmangur humbjen e Teutës. Tirana mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Albi Dokës, por rezultati mbeti pa ndryshuar me dy ekipet që ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.

AlbaniaWeb.net