Fri, Nov 28, 2025

Zjarr në ndërtesën dykatëshe në Memaliaj, shkrumbohen 3 apartamente, shkak i zjarrit dyshohet…

Zjarr në ndërtesën dykatëshe në Memaliaj, shkrumbohen 3 apartamente, shkak i zjarrit dyshohet…
  • PublishedJanuary 20, 2024

Zjarr në një pallat 2katësh në Memaliaj.

Ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 5, në lagjen nr 3 të qytetit.

Nga zjarri u dogjën plotësisht 3 apartamente në katin e dytë dhe 3 apartamente po në katin e dytë u prekën pjesërisht nga flakët. Nuk pati pasoja në njerëz. Në aksionin që zgjati dy orë e gjysmë morën pjesë rreth 30 efektivë nga forcat zjarrfikëse të Memaliajt të mbështetura edhe nga forcat policore, Bashkia Memaliaj dhe 1 mjet zjarrfikës nga Bashkia Gjirokastër.

Shkak i zjarrit mendohet të jetë nga pajisjet ngrohëse të lëna në punë gjatë natës..

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera në pallat, (pallati ka nga 8 apartamente në çdo kat). Të gjithë banorët e pallatit u evakuan deri në përfundim të operacionit dhe nuk pati të lënduar nga banorët.


AlbaniaWeb.net