Përfundon nënshkrimi i peticioneve! Mblidhen firmat për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës

Ka përfunduar nënshkrimi i peticioneve për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore të vendit, të banuara me popullatë shumicë serbe.
Sanja Kërtiniç, ka konfirmuar për KosovaPress, se nënshkrimi i peticionit në Komunën e Mitrovicës Veriore ka përfunduar të premten.
Sipas Kërtiniç, numri i nënshkrimeve të nevojshme është arritur brenda tre ditëve, përkatësisht nga 16 deri më 18 janar. Ajo nuk ka saktësuar numrin e nënshkrimeve të grumbulluara, por tha se ka më shumë sesa është e nevojshme.
“Falënderoj qytetarët të cilët gjatë tre ditëve dolën masovikisht për të nënshkruar peticionin. Jam e bindur se është tejkaluar numri i nevojshëm që është 3 mijë e 640”, ka thënë Kërtiniç.
AlbaniaWeb.net
