Wed, Nov 26, 2025

Saide dhe Gerti japin puthjen e tyre të parë në “Përputhen”

Saide dhe Gerti japin puthjen e tyre të parë në “Përputhen”
  • PublishedJanuary 22, 2024

Emisioni “Përputhen” është një emision dashurie i mbushur plot të papritura. E tillë ishte puntata e transmetuar sot, ku në takimin e Gertit dhe Saides ndodhi edhe puthja e tyre e parë në emision. Gerti ishte ai që mori iniciativën i pari për ta puthur Saiden. Kjo e fundit duket e habitur nga veprimi, por nga ana tjetër i pëlqeu shumë. Saide thotë:

Më pëlqeu sepse e mori ai dhe nuk e dhashë unë, ishte puthje shumë e bukur

Dyshja u puthën përsëri për të dytën herë, me justifikimin që ta ruanin si kujtim nëpërmjet fotove këtë moment.