Wed, Nov 26, 2025

VIDEO/ Lautaro nderon Interin, zikaltërit fitojnë Superkupën e Italisë

VIDEO/ Lautaro nderon Interin, zikaltërit fitojnë Superkupën e Italisë
  • PublishedJanuary 22, 2024

Interi është fitues i Superkupës së Italisë, pasi triumfoi 0-1 ndaj Napolit në KSU Stadium (Riyadh). Me frikën e pësimit të golit, skuadrat u treguan të kujdesshme në pjesën e parë. Zikaltërit realizuan në minutën e 39-të me Lautaro, por goli u anulua, për shkak se u konsiderua pozicion jashtë loje.

Në të 60-tën, kampionët e Italisë mbetën me një lojtar më pak. Sulmuesi Simeone u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke komplikuar shumë llogaritë për të besuarit e Mazzarit.

Në të 70-tën, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Thuram fare pranë portës, nuk shtyu dot topin në rrjetë. Djemtë e Inzaghit rritën presionin dhe “flirtuan” me golin në minutat e fundit të kohës së rregullt, fillimisht një rast i Mkhitaryan, e më pas Arnautovic.

Në shtesë, ishte Lautaro Martinez që shënoi, duke i dhuruar suksesin Interit. Për ekipin nga Milano, kjo është Superkupa e 3-të radhazi e fituar.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net