Sun, Mar 22, 2026

Djokovic nuk njeh rivalë, kalon në gjysmëfinale të Australian Open, sfidon një italian (VIDEO)

Djokovic nuk njeh rivalë, kalon në gjysmëfinale të Australian Open, sfidon një italian (VIDEO)
  • PublishedJanuary 23, 2024

Novak Djokovic vijon rrugëtimin e tij fantastik në Australian Open, duke u kualifikuar për herë të 11-të në gjysmëfinale të këtij grand slam-i. Tenisti serb, numri një në botë për meshkuj, shkon në mesin e katër më të mirëve, pasi mposhti 3-1 amerikanin Taylor Fritz, numrin 12 në botë.

Fritz qëndroi fort në setin e parë, por e humbi me tai-break. Amerikani nuk u dorëzua dhe fitoi setin e dytë 6-4. Por vetëm kaq, pasi Djokovic u rikthye në lojën e tij dhe fitoi dy setet e tjera, përkatësisht 6-2 dhe 6-3.

Në gjysmëfinale Djokovic do të përballet me italianin Jannik Sinner, numrin 4 në botë, që mundi 3-0 rusin Andrey Rublev. Tenisti serb kërkon triumfin për herë të 11 në Australian Open, duke dashur të thellojë rekordin e tij.

Edhe te femrat mësohet gjysmëfinalja e parë. Amerikania Coco Gauff fitoi 2-1 ndaj ukrainases Marta Kostyuk. Dy setet e para u vendosën me tai-break, nga një për secilën, ndërsa në setin e tretë amerikania fitoi me lehtësi 6-2.

Gauff, numri 4 në botë, do të përballet me rusen Aryna Sabalenka-n, numrin dy në botë, që fitoi 2-0 ndaj çekes Barbora Krejcikova. Rusja dominoi në të dyja setet, duke fituar 6-2 dhe 6-3.

()

AlbaniaWeb.net