Tue, Nov 25, 2025

VIDEO/ Protagonist në EFL CUP, Broja realizon gol pas 15 minutash lojë

VIDEO/ Protagonist në EFL CUP, Broja realizon gol pas 15 minutash lojë
  • PublishedJanuary 23, 2024

Armando Broja protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjeutr golin me Chelsean, në ndeshjen e EFL Cup ndaj Middlesbrough, takim ky i vlefshëm për gjysmëfinalen. I ndihmuar nga një devijim, Broja “tundi rrjetën”, për t’i dhënë kështu epërsinë Bluve të Londrës.

Lojtari kuqezi vjen pas një periudhe të vështirë, ku për shkak  dëmtimi qëndroi jashtë fushave për një kohë të gjatë. Me t’u rikuperuar, trajneri Pochettino i ka besuar shpeshherë atij, duke i dhënë kështu “çelsat” e sulmit.

Goli i fundit i 22-vjeçarit është ndaj Preston në FA Cup, takim që u mbajt me 6 janar. E ardhmja e Shqipërisë duket premtuese, me Armando Brojën që është një nga më të mirët në qarkullim.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net