Tue, Nov 25, 2025

Bilbao “mbretëron” në San Mames, kualifikim i madh në gjysmëfinalen e Copa del Rey, bie Barça

Bilbao “mbretëron” në San Mames, kualifikim i madh në gjysmëfinalen e Copa del Rey, bie Barça
  • PublishedJanuary 25, 2024

Athletico Bilbao është kualifikuar për në gjysmëfinale të Copa del Rey, pasi mundi 4-2 Barcelonën, në një betejë që zgjati 120 minuta në San Mames.

Skuadra nga Bilbao befasoi të besuarit e Xavit që në minutën e parë, me anë të Guruzeta. Gjithsesi, katalanasit gjetën forcën për të reaguar dhe përmbysën gjithçka që në pjesën e parë. Lewandowski barazoi shifrat në minutën e 26-të, përpara se Yamal të “firmoste” për 1-2.  Skuadra e Valverdes u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe u kundërpërgjigj me mbrojtësin spanjoll, Oihan Sancet.

Në shtesë, Bilbao i dha goditje fatale kundërshtarit falë golave të Inaki Williams dhe Nico Williams.

Mallorca e Vedat Muriqit u kualifikua gjithashtu në gjysmëfinale, një arritje që mungonte prej 15 vitesh, Muriqi me shokë mundën 3-2 Gironan, në një sfidë spektakolare.

AlbaniaWeb.net