Wed, Nov 26, 2025

Dinari nuk ka ikur nga Kosova! Bizneset në veri të vendit vazhdojnë të punojnë me monedhën serbe

Dinari nuk ka ikur nga Kosova! Bizneset në veri të vendit vazhdojnë të punojnë me monedhën serbe
  • PublishedJanuary 27, 2024

Që nga viti 2002 në Kosovë valuta e vetme për pagesë është euro.

Megjithatë, në komunat me shumicë serbe  pagesat vazhdojnë kryhen me valutën e Serbisë dinarin.
Me një rregullore të Bankës Qendrore të Kosovës do të pamundësohet një gjë e tillë që nga data 1 shkurt e këtij viti.

Bizneset në Mitrovicën e Veriut vazhdojnë të kryejnë pagesa me dinar. Edhe pse disa prej dyqaneve në këtë qytet i pranojnë të dy valutat, të pyetur nëse do të ndalojnë së pranuari dinarin si mjet pagese thanë se nuk do e bëjnë një gjë të tillë.   Për qytetarët e Mitrovicës së Veriut, dinari është valuta e vetme edhe pse ka në mesin e tyre që nuk u intereson kjo çështje.
“Në dinarë, në dinarë sepse është valuta jonë”, tha një banor.

“Po varet këtu është edhe euro e dinari. Derisa të mundemi ne do të paguajmë edhe me dinarë edhe me euro, për ne është njëjtë”, u shpreh një tjetër.

Rishqyrtimin e vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit në e ka kërkuar Departamenti Amerikan i Shtetit. Ndërkohë, nga Bashkimi Evropian thonë që ka pak kohë për përshtatje. Rregullorja e BQK-së thekson se e vetmja valuta e vlefshme për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar të pagesave në Republikën e Kosovës është euro.


AlbaniaWeb.net