Mon, Nov 24, 2025

“Njeh njeriun tim të zemrës”, Rike justifikon afrimitetin me Meritonin

“Njeh njeriun tim të zemrës”, Rike justifikon afrimitetin me Meritonin
  • PublishedJanuary 31, 2024

Gjatë kësaj pjese të spektaklit u transmetua klipi ku Ilnisa debaton me Meritonin në lidhje me afrimitetin e këtij të fundit me Riken. Rikja dëgjoi për herë të parë fjalët e Ilnisës kundrejt saj ku i thotë Meritonit:

Me atë gjete të kërcesh që ka kërcyer gjysmën e rruzullit?

Opinionisti Arbër Hajdari ka pyetur Ilnisën rreth kuptimit të asaj fraze.

Ilnisa: E thashë ngaqë është një vajzë që udhëton.

Arbër: Ti thua që të bëhem unë budalla po s’bëhem dot. Për mua ke bërë gabim.

Ndërkohë pas sqarimit të Ilnisës, tashmë u pyet Rikja për marrëdhënien e dyshimtë që ka me Meritonin.

Arbër: Mund ta di çfarë raporti keni ju jashtë?

Rike: Meritoni njeh njeriun e zemrës time, e ka shok.

Arbër: Pra je e lidhur jashtë?

Rike: Jo nuk e jam e lidhur, po thjesht një njohje që e kam shumë për zemër.

Arbër: Atëherë unë se kuptoj raportin shoqëror me të puthur. Unë kam parë momente që më janë dukur vërtetë provokuese.