Tue, May 12, 2026

Dalin pamjet e para të Jennifer Lopez në filmin “Atlas”

Dalin pamjet e para të Jennifer Lopez në filmin “Atlas”
  • PublishedFebruary 2, 2024

Netflix ka publikuar disa copëza të filmit të ri sci-fi Atlas, ku do të luajë edhe Jennifer Lopez.

“Atlas” shënon bashkëpunimin e tretë të Lopez me Netflix, pas “The Mother” dhe “The Cipher”. Me regji nga Brad Peyton, filmi ndjek një oficer të inteligjencës ushtarake i cili dërgohet në një mision hapësinor që shumë shpejt shkon keq.

Lopez shfaqej në klip e veshur me një bluzë të zezë me flokë kaçurrela dhe një grim natyral. Filmi “Atlas” përqendrohet te një analiste e shkëlqyer e të dhënave me një mosbesim të thellë ndaj inteligjencës artificiale, e cila i bashkohet një misioni për të kapur një robot me të cilin ajo ndan një të kaluar misterioze.