Mon, May 11, 2026

Finalistët e ‘BBVK’, me falenderime dhe sqarime mes njeri-tjetrit

Finalistët e ‘BBVK’, me falenderime dhe sqarime mes njeri-tjetrit
  • PublishedFebruary 2, 2024

Mbrëmjen e së enjtes, produksioni i ‘BBVK’ organizoi një darkë për 4 finalistët që janë ende në garë: Blerando, Shqipe, Edona dhe Lumbardhi.

Të gjithë banorët e shfrytëzuan këtë mbrëmje duke u sqaruar me njeri-tjetrin për çdo gjë, të mirë apo të keqe që kanë kaluar në atë shtëpi, duke qenë se nata e sotme është finalja dhe nata e fundit për ata në atë shtëpi.

Duke diskutuar për ofendimet që kanë bërë për njeri-tjetrin, Blerando është shprehur se në asnjë moment nuk është prekur kur të tjerët e kanë ofenduar.

Sakaq ata e shfrytëzuan këtë mbrëmje më së miri duke folur për eksperiencën e tyre brenda shtëpisë dhe kanë përshëndetur të gjithë shqiptarët që i kanë ndjekur dhe i kanë votuar deri në këtë pikë ku kanë arritur.