Grabitet një pikë këmbimi valutor, autorët çajnë murin dhe marrin paratë nga sirtarët

Një pikë këmbimi valutor është grabitur gjatë natës, në zonën e Institutit Bujqësor në kryeqytet.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se grabitësit kanë hapur murin e biznesit dhe kanë marrë rreth 300 mijë lekë.
Pronari i ‘exchange-t’ që ndodhet në rrugën “Kastriotët”, 59-vjeçari F.Gjoci, ka njoftuar policinë në mëngjes.
Autorët e maskuar kanë arritur të marrin vetëm paratë që ndodheshin në sirtarë dhe nuk kanë arritur të hapin kasafortën.
Ende nuk është bërë identifikimi i tyre, ndërkohë që ka nisur hetimi për grabitjen.
AlbaniaWeb.net
