Sat, Mar 21, 2026

VIDEO/ Zhegrova “fikson” francezët, gol mbresëlënës me Lille

VIDEO/ Zhegrova “fikson” francezët, gol mbresëlënës me Lille
  • PublishedFebruary 4, 2024

Lille bëri detyrën në kampionat, pasi mundi me goleadë 4-0 Clermont. Protagonist në këtë ndeshje për vendasit e Stade Pierre-Mauroy (Villeneuve d’Ascq), ishte Edon Zhegrova, i cili realizoi gol në minutën e 40-të.

Goditja magjike e 24-vjeçarit shqiptar ishte e pamundur për t’u arritur nga portieri. Për Zhegrovën, ky ishte goli i 3-të, në 19 ndeshje kampionat. Futbollisti po luan sezonin e 3-të te Lille. Më parë, ai ka luajtur për Genk dhe Basel.

Futbollisti ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2026, por në verë gjërat mund të ndryshojnë, teksa një ofertë e kënaqshme mund të tundonte atë për të lëvizur në ndonjë skuadër më kompetitive.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net