Mon, Nov 24, 2025

Performoi me të për herë të fundit, Sara prek me dedikimin për Lili Cingun

Performoi me të për herë të fundit, Sara prek me dedikimin për Lili Cingun
  • PublishedFebruary 6, 2024

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Liljana Cingu. Liljana Cingu është një valltare e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Nderuar nga presidenti shqiptar me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë në vallen popullore shqiptare.

Performancën e saj të fundit ajo e dha në skenën e Dancing with the Stars” vitin e kaluar. Ka qenë pikërisht Sara Hoxha, fituesja e këtij spektakli vjet, që bëri një dedikim mjaft prekës për valltaren.

Nuk di mirë të bëj dedikime të tilla në Instagram sikur nuk gjej kurrë fjalët e duhura për momente të tilla. Por fakti që për herë të fundit skenën e ndave me mua më bën të rikujtoj dhe një herë këtë moment që për mua do mbetet një kujtim shumë i bukur. U prehsh në paqe Lili.