Tue, Nov 25, 2025

Sot priten hyrje të reja! Pas pak nis spektakli më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP 3! Ja ku mund ta ndiqni LIVE

Sot priten hyrje të reja! Pas pak nis spektakli më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP 3! Ja ku mund ta ndiqni LIVE
  • PublishedFebruary 6, 2024

Spektakli më i ndjekur dhe më famshëm në Shqipëri, Big Brother VIP 3, do të mbërthejë edhe këtë të martë shumë shikues para ekranit.

Spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e TCH, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb si dhe në kanalin zyrtar të TCH në YouTube, në linkun e mëposhtëm.

https://www.youtube.com/watch?v=4uVRPWU2JIk

Ashtu si çdo natë tjerët prime, edhe sot priten surpriza gjatë spektaklit. Ditën e diel në Fun Club, ish-partneri i Sara Gjordenit, Endrik Beba deklaroi se do t’I bashkohet shtëpisë këtë të martë.

Sa i përket televotimit, pritet që të hapet dhe mbyllet gjatë spektaklit, ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë, duke hequr dorë nga çmimi i madh. Madje në living, sot ka mbërritur edhe një zarf i zi.

Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.

Jeta e personazheve VIP mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet. Big Brother Vip këtë vit vjen nën moderimin e Ledion Liços, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë, Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj, netët e spektaklit premtojnë të jenë të gjata dhe plot surpriza.


AlbaniaWeb.net