Wed, Nov 26, 2025

Lihet në burg kirurgu Dervish Hasi/ “Jam një nga mjekët më të mirë!”

Lihet në burg kirurgu Dervish Hasi/ “Jam një nga mjekët më të mirë!”
  • PublishedFebruary 7, 2024

Dervish Hasi, kirurgu i cili u arrestua për shfrytëzim prostitucioni me të mitur, është lënë ditën e sotme në arrest me burg nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

42-vjeçari, Dervish Hasi akuzohet se ka shfrytëzuar seksualisht një të mitur, të cilën e prezantonte dhe si gruan e tij të katërt.

Gjatë seancës planerë, Hasi është shprehur se ai është një nga mjekët më të mirë dhe pas kësaj ngjarje fshihet dikush tjetër.

‘Kur të dalë ligji mund të kishte diskutim. Video që pretendohet nuk është publikuar askund”, është shprehur mbrojtësi ligjor i mjekut Hasi.