Debat i ashpër mes Romeos dhe Albit: Mos u viktimizo, shumë të tjerë mendojnë si unë/ Arbri drejtuar koreografit: Mu duke frikacak
Spektaklin e kaluar Albi bëri një deklaratë, e cila nuk u prit aspak mirë nga Romeo.
Gjatë prime-t të sotëm u diskutuan për sqarimet që ndodhën gjatë këtyre ditëve.
Megjithëse nisi thjesht si sqarim, Albi dhe Romeo kanë degraduar në debate të ashpra.
“Unë i qëndroj deklaratës sime. Po viktimizohesh (i drejtohet Romeos). Jam shumë i sigurt që pjesa më e madhe në këtë shtëpi mendojnë si unë”, u shpreh Albi Nako.
Nga ana tjetër opinionisti Arbër Hajdari e konsideroi sqarimin që Albi i bëri Romeos gjatë javës si tërheqje nga deklarata “nuk ke këllqe, po përdor vajzat”.
”Me thënë të drejtën mua mu duke si frikacak. Kur bëre atë sqarim këtë mendova”, tha ai.
”Këtë që the Arbër do ta shohim në ditët në vijim”, iu kundërpërgjigj Albi.
AlbaniaWeb.net