Tue, Nov 25, 2025

Skenë sureale në Slloveni, portieri zëvendësohet pas 10 sekondash lojë (VIDEO)

Skenë sureale në Slloveni, portieri zëvendësohet pas 10 sekondash lojë (VIDEO)
  • PublishedFebruary 12, 2024

Një skenë sureale u pa fundjavën e kaluar në elitën e kampionatit slloven. Të shtunën u mbajt ndeshja ndërmjet Olimpija Ljubljana dhe Rogaska, e vlefshme për xhiron e 20-të të Prva Liga.

Në kampionat, ekziston një rregull i veçantë sipas të cilit çdo skuadër duhet të vendosë të paktën një lojtar nën 21 vjeç në formacionin titullar.

Rogaska aktivizoi titullar 17-vjeçarin Zan Lorber për të respektuar këtë rregull, me trajnerin Drobne që pas 10 sekondash e ndërroi me “gardianin” 29-vjeçar, Ajdin Mulalic.

 

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net