Tue, Nov 25, 2025

VIDEO/ Gol në debutim, Arbnor Muja lë gjurmë në Turqi

VIDEO/ Gol në debutim, Arbnor Muja lë gjurmë në Turqi
  • PublishedFebruary 12, 2024

Arbnor Muja ka debutuar me gol me skuadrën turke të Samsunspor. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 90-të, në ndeshjen ndaj Antalyspor, takim ky i mbajtur në Samsun 19 Mayis Stadyumu (Samsun).

Edhe pse nuk e nisi takimin si titullar, Muja ia doli të bënte diferencën, duke gjetur golin e qetësisë (2-0) për skuadrën e trajnerit Gisdol.

Muja u largua para pak ditësh nga Antwerp në Belgjikë, për t’u transeruar te Samsunspor. Kontrata e tij me skuadrën e re është e parashikuar të jetë e vlefshme për 3 vite e gjysmë.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net