Wed, Nov 26, 2025

Mesfushori mohon zërat për largimin nga Chelsea: Thashetheme, dua të qëndroj këtu

Mesfushori mohon zërat për largimin nga Chelsea: Thashetheme, dua të qëndroj këtu
  • PublishedFebruary 13, 2024

Enzo Fernandez nuk dëshiron të largohet nga Chelsea. Ka qenë vetë mesfushori që ka thënë diçka të tillë, në intervistën e dhënë pas ndeshjes me Crystal Palace.

“Nuk dua të largohem nga Chelsea. Ndihem mirë këtu me shokët e mi, me trajnerin dhe stafin. Do të vazhdoj për aq kohë sa ata më duan… Nuk e di se nga erdhën ato thashetheme, njerëzit kishin folur për këtë në rrjetet sociale. Unë e mohoj plotësisht atë” – Tha ai. 23-vjeçari ka luajtur 21 ndeshje këtë sezon me Blutë e Londrës, ku ka realizuar edhe 3 gola.

Argjentinasi ka luajtur më parë për River Plate, përpara se të transferohej te skuadra e Benficës.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net