Wed, Nov 26, 2025

ZYRTARE/ Një sulmues për Egnatian, klubi rrogozhinas përforcohet në ofensivë

ZYRTARE/ Një sulmues për Egnatian, klubi rrogozhinas përforcohet në ofensivë
  • PublishedFebruary 13, 2024

Youba Drame është lojtari më i ri i Egnatias. Lajmi është dhënë nga klubi rrogozhinas, me një postim në rrjetet sociale. “Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruajë kontratë me sulmuesin Youba Drame për 2.5 vitet e ardhshme.

Drame me një cv të pasur pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë dhe një alternativë më shumë në formacion e trajnerit Edlir Tetova” – Shkruan klubi.26-vjeçari me pasaportë franceze ka luajtur 11 ndeshje këtë sezon me Zlin në Fortuna Liga të Çekisë. Debutimi i tij mund të vijë me 17 shkurt ndaj Vllaznisë.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net