Tue, Nov 25, 2025

Grabitet një mjet në Korçë

Grabitet një mjet në Korçë
  • PublishedFebruary 14, 2024

Disa persona kanë vjedhur një automjet që ndodhej në oborrin e një banese, e më pas një dyqan të vogël.

Sipas burimeve në polici, bëhet me dije se pronari i mjetit kishte parkuar makinën në oborrin e shtëpisë duke lënë çelësat brenda dhe mjetin e ndezur.

Në ato momente kur pronari ndodhej brenda banesës, disa persona kanë marrë mjetin dhe janë larguar me shpejtësi. Dyshohet se gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ata kanë vjedhur edhe disa paketa cigare në një dyqan të vogël në fshat.

Nga ana e policisë po bëhet kqyrja e të gjitha kamerave të sigurisë në aksin nacional, ndërsa mësohet se po bëhen shoqërime të personave në komisariat që mund të kenë dijeni për vjedhjen e mjetit, apo edhe mund të jenë të dyshuar.


AlbaniaWeb.net