Hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të porsalindur, dënohet me 22 vite burg Orjana Gremi

Është dënuar me 22 vite burg, Orjana Gremi, vajza që në janar të vitit që shkoi hodhi në ujërat e lumit Kir, foshnjën e saj të porsalindur.
Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës, Gremi ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese. Megjithatë, kërkesa e saj nuk u mor në konsideratë nga Gjykata e Shkodrës.
Mbi të rëndon akuza e “vrasjes se të miturit”.
AlbaniaWeb.net
