Tue, Nov 25, 2025

Blinken në Tiranë! Dhjetëra qytetarë në rrugë, përshëndesin eskortën e Sekretarit Amerikan të Shtetit

Blinken në Tiranë! Dhjetëra qytetarë në rrugë, përshëndesin eskortën e Sekretarit Amerikan të Shtetit
  • PublishedFebruary 15, 2024

Dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të përshëndetur eskortën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken nis vizitën tetë orëshe në Tiranë ku pritet të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë zoti Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.


AlbaniaWeb.net