Fri, Mar 20, 2026

Loja ‘ngriva-shkriva’ kap në befasi Riken dhe Erjolën

Loja ‘ngriva-shkriva’ kap në befasi Riken dhe Erjolën
  • PublishedFebruary 17, 2024

Loja më e shpeshtë që produksioni ka gjetur për banorët e ‘BBV3’ është dhe loja ngriva-shkriva, e pranishme kjo në çdo moment brenda shtëpisë sidomos në ato më të sikletshmet.

Dy prej banoreve të shtëpisë pasditen e sotme janë kapur në befasi prej lojës. Bëhet fjalë për Erjolën dhe Riken.

Teksa kjo e fundit po lante flokët dhe Erjola po e ndihmonte, pikërisht në atë moment produksioni aktivizoi lojën dhe banoret për të mos prishur rregullat e lojës qëndruan pa lëvizur duke qeshur dhe duke ‘i’u lutur’ produksionit të çaktivizojë lojën pasi ishin në një moment tepër të sikletshëm dhe nuk mund të qëndronin për shumë gjatë.