Fri, Mar 20, 2026

VIDEO/ Protagonist në La Liga, Myrto Uzuni ndëshkon Almerian, gol i sulmuesit kuqezi

VIDEO/ Protagonist në La Liga, Myrto Uzuni ndëshkon Almerian, gol i sulmuesit kuqezi
  • PublishedFebruary 18, 2024

Myrto Uzuni protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin me Granadën, në ndeshjen shtëpiake të La Ligas ndaj Almerias.  Pubill realizoi për mysafirët në minutën e nëntë, ndërsa në të 75-tën, ishte Myrto Uzuni që realizoi për ekipin e trajnerit Medina.

28-vjeçari kuqezi shënon kështu golin e shtatë në La Liga, në 25 ndeshje. Deri më tani, Uzuni ka dhuruar një asist.

Granada endet në pozitat e fundit të tabelës dhe kontributi i futbollistit do të jetë mjaft i nevojshëm në misionin për mbijetesën.  Aktualisht skuadra ka grumbulluar vetëm 14 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

(VIDEO)

(J.S/)

AlbaniaWeb.net